Zjarrëfikeset Që Ta Ndezin Zjarrin, Zhvishen Për Bamirësi (Foto)


Life style-Kalendari do të dalë në shitje në faqen e ankandeve “eBay”, nën titullin “Fire Girls 2013”, për vetëm gjashtë stërlina. 
Një brigadë zjarrëfikësesh femra në Britaninë e Madhe patën idenë e rrallë për t’u zhveshur për një kalendar, paratë e të cilit do të shkojnë për qëllime bamirësie. Një nismë që ndodh për herë të parë, zjarrëfikëset e Jorkshajërit jugor pozuan në pozicione joshëse, me qëllimin që të grumbullojnë fonde për thellimin e kërkimeve për luftën kundër kancerit.