Ka pak kohë që këngëtari Shpat Kasapi ka publikuar këngën e tij të re, që titullohet “Adelina”. Prej se është publikuar kënga, është përfolur shumë se pse titulli i këngës është Adelina dhe jo Afërdita, që është e fejuara e tij?
Ndonëse kënga është thjeshtë një ripërpunim i këngës së vjetër, menjëherë u aludua në këngëtaren Adelina Tahiri me të cilën Shpati është shumë i afërt. Çfarë ka Shpati me Adelinën, që ka zgjedhur këtë titull?
Kanë qenë këto disa nga pyetjet që janë ngritur në media lidhur me këtë këngë, e cila duhet thënë se është pritur shumë mirë nga fansat që në ditën e parë të publikimit.
I pyetur lidhur me këto polemika, këngëtari simpatik është shprehur se “kënga është një ripunim i versionit të vjetër dhe me gjithë ndërhyrjet për ta sjellë në një version më modern, nuk mund ta ndryshoja komplet tekstin. Afërditën e kam shoqen e zemrës, e kam shpirt, ndërsa Adelinën e kam shoqe shumë të mirë, gati-gati si motër të vogël dhe këtë gjë Afërdita e di shumë mirë, kështu që s’ka pasur shkak për t’u bërë xheloze. Për më tepër që të dyja ato janë mikesha të ngushta me njëra-tjetrën”, ka thënë ai. Ndiqni videon: http://youtu.be/S1uiwpzsAco
