
Edhe pse ka shumë foto artistike, duket se Aurela Hoxha kësaj here e ka pasuruar si duhet albumin e saj fotografik.
Falë një udhëtimi që ka bërë kohët e fundit në SHBA, ajo ka mundur të realizojë një set fotosh nga Fadil Berisha.
“Në Nju Jork unë isha në studion e fotografit të mirënjohur Fadil Berisha, në studion magjike ku asnjë nuk mund t’i rezistojë tundimit e të qenët para objektivit të aparatit, aq më tepër një e apasionuar pas fotografisë”, rrëfen Aurela.