Revista britanike “The Sun” ka bërë një anketë me lexuesit e vet, me ç’rast ata për fotografinë më seksi të vitit 2012 kanë zgjedhur atë në të cilën gjendet “femra më seksi në botë.”
Bëhet fjalë për Mila Kunis dhe fotografinë e saj për ballinën e edicionit “Esquire” dhe atë ajo kishte pozuar pikërisht për të shënuar titullin e lartcekur.
E dashura e aktorit, Ashton Kutcher, Mila mori 20 për qind të 38.670 votave të hedhura në anketën online të së përditshmes britanike, ndërsa në këtë kategori ishin edhe bukuroshet e njohura për vijat e tyre seksi si Kim Kardashian, Pamela Anderson dhe Tulisa Contostavlos.
Në pozitën e dytë, me 18 për qind të votave është radhitur aktorja 29-vjeçare, Jodie Marsh, e cila ka pozuar lakuriq me Kirk Norcrossin.
Ndërsa në top-pesëshen më të mirë ndodhen edhe Kelly Brook me nëntë për qind, kurse Rihanna dhe Coco kanë ndarë pozitën e katërt me nga shtatë për qind secila.
Në mesi e garuesve kanë qenë edhe bukuroshet Imogen Thomas, Lauren Goodger, Nicole Scherzinger por, edhe vashat e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”.)
