Momenti kur një grua lind ndërsa është në autobus (VIDEO)


Në pamje të parë duket sikur kjo pasagjere autobusi ka dhimbje në stomak.
Por shumë shpejt pamjet e kamerës tregojnë se kinezja 39 vjeçare, Wang Liyang po lind një fëmijë. Ndërkohë djali i saj tre vjeçar rri e vështron aty pranë.
Video tregon më pas se si pasagjerët i vijnë në ndihmë, ndërkohë që autobusi nxiton drejt spitalit në Chengdu, në provincën Sichuan.
Shoferi i autobusit e dërgon gruan në spitalin më të afërt pasi i tregojnë për këtë dramë.http://youtu.be/2vNP3itQ6UA