Vampirja Kristen Stewart në krahët e aktorit Ben Affleck




LOS  ANGELES- Vampirja e bukur Kristen Stewart, e cila sapo ka përfunduar turin promocional të kapitullit të fundit të sagës “Breaking Dawn – Parte 2” pritet të nisë xhirimet e një filmi të ri, ndërsa mediat botërore nuk kanë ngurur ta vënë atë në krahët e aktorit të famshëm Ben Affleck.
Në muajin prill të vitit që vjen pritet të nisin xhirimet e komedisë “Focus”. Duket si një kohë me të vërtetë e artë për Kristen, e cila së fundmi ka kaluar edhe krizën me të dashurin Robert Pattinson. Ajo tashmë mund t’i përkushtohet profesionit të saj.
Bëhet fjalë për një komedi romantike dhe sic ka paralajmëruar Deadline Hollywood, Kristen dhe Affleck do jenë dashnorë në film, ndërsa nuk do mungojnë skenat e pasionit mes tyre.
Mediat komentojnë se edhe këtë herë rastësia ka dashur që vampirja më e famshme e botës të jetë përkrahë një burri tërheqës, ndërsa hedhin dyshime, nëse do mund t’i rezistojë pa vënë në rrezik lidhjen e saj, por edhe atë të aktorit, i cili është i martuar me Jennifer Garner.