
Real Madrid i mundi rivalët e qytetit Atleticon 2-0 të dielën në mbrëmje, por lojtarët e Mourinhos që në lojë kanë qenë profesionistë të vërtetë, jashtë saj janë bërë komedianë.
Mou deshi t′i dënonte Cr7-n, Kaka-në, Pepen, Coentrao-n dhe Arbeloan pasi ata kishin ardhur me vonesë për udhëtimin e shkurtër për në Bernabeo. Mourinho ka urdhëruar që autobuzi të nisej pa ta, ndërsa ata prisnin në një parking. Por duket se Kaka dhe Cristiano Ronaldo nuk e kanë humbur shansin për t′u zbavitur. I kanë futur një kërcim Gangnam Style, pa e prishur gjakun fare.