Tmerr! E shtyn në befasi në shinat e trenit ku gjen vdekje tragjike! (video)


Një i panjohur, në stacionin e metrosë në New York, shtyu 58-vjeçarin Ki Souk Han, në shinat e trenit ku si pasoj të gjejë vdekje tragjike!
Policia e New York-ut, publikoi një video të cilën alb-observer.com jua paraqet, në të cilën shfaqet autori i kësaj ngjarje tek shtyn 58-vjeçarin e pafat në shinat e trenit.
Sipas policisë, para se i panjohuri të shtynte 58-vjeçarin, të dy burrat kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Ndërsa pas hetimeve të policisë rezultoi se të dy nuk njiheshin me njëri-tjetrin!
Ndërsa dëshmitarë, dëshmuan të shokuar dhe përshkruan skenën e tmerrit, duke thënë se kur Ki Souk Han ra në shinat e trenit, ishte ende gjallë, deri në momentin kur e shtypi treni!
“Tundte kokën poshtë-lartë. U largova para se të vdiste. Ishte ende i gjallë”, dëshmoi një i pranishëm, i cili përshkoi i shokuar për policinë këto momente tragjike.http://www.youtbe.com/?atue=pCToag