“Si ma shkatërroi djalin 11-vjeçar pornografia në internet” (VIDEO)










Është e vështirë të jesh prind në çdo kohë, por veçanërisht në këtë kohën tonë, kur fëmija ndodhet në “sulmin” e shumë faktorëve, që nëse një prind nuk është i kujdesshëm mund ta shkatërrojë.
Një nga ndikimet që mund t’i kushtojë shtrenjtë një fëmije, për sa i takon formimit dhe ardhmërisë së tij, është interneti dhe më saktësisht por nografia që mund të konsumohet përmes internetit. Sipas statistikave në Perëndim, një numër shumë i madh fëmijësh kanë krijuar varësi ndaj por nografisë së internetit dhe kjo ka sjellë pasoja të dëmshme për ta. Më poshtë do të gjeni rrëfimin e një nëne për djalin e saj 11-vjeçar që pësoi një shndërrim katastrofik kur nisi në fshehtësi që të shihte video por no në laptopin e tij. Por më parë duhet thënë se por nografia e internetit është po aq adiktive sa edhe alkooli e droga dhe po aq shkatërruese. Ajo të skllavëron dhe të degradon.