Diçka vërtet e çuditshme, përderisa bëhet fjalë për një gazetare shumë të respektuar Duket se një gazetare e kanalit amerikan “AbcNews” i kishte nisur festimet përpara kohe, teksa gjatë ndjekjes “live” të rezultateve për zgjedhjen e presidentit, është dukur e dehur. Pikërisht, Diane Sawer fliste më ngadalë se zakonisht. Gjithashtu ka kërkuar edhe muzikë në transmetim direkt, pa harruar edhe se ka lënë fjalë për gjysmë. Diçka vërtet e çuditshme, përderisa bëhet fjalë për një gazetare shumë të respektuar në rrjetet televizive. Ndërkohë, zëdhënësi i “AbcNews” ka dashur të mos e komentojë atë që ndodhi, duke lënë të kuptohet se dehja ka qenë shumë e mundshme. Shiheni edhe ju dhe nxirrni një përfundim… http://youtu.be/I3avaQfFafk