Rob Kardashian: “Rita Ora ma ka “dredhur” me 20 meshkuj”















Rob Kardashian duket se nuk e kapërdirë dot faktin se këngëtarja me origjinë shqiptare Rira Ora I ka dhënë duart. Kështu ai e ka akuzuar këngëtaren bukuroshe se ajo e ka tradhtuar me të paktën 20 meshkuj gjatë kohës që ata kanë qenë bashkë.
“Si mundet që një femër që është kaq e zënë duke nisur karrierën e saj, të ketë kohë të jetë me kaq shumë meshkuj ndërkohë që është në një lidhje. Ajo më ka tradhtuar mua me rreth 20 meshkuj ndërsa ishim bashkë” , shkruan Rob në faqen e tij në Tëitter. Megjithatë duket se pas gjysëm ore ai e fshiu këtë mesazh I cili nuk është komentuar nga këngëtarja.

Rob, 25 vjeç dhe Rita, 22 vjeç, festuan ditëlindjen e saj në Londër javën e shkuar dhe ndarja e tyre erdhi pas koncertit të këngëtares në Shqipëri me arsyetimin se këngëtarja nuk kishte kohë për tju përjkushtuar lidhjes duke qenë se njëri jetonte në LA dhe tjetra në Londër.