Rita Ora: Ja Pse U Ndava Nga Rob Kardashian (VIDEO)



“Nuk funksionoi sepse unë nuk isha asnjëherë e disponueshme.” Kështu e ka shpjeguar, Rita Ora ndarjen nga i dashuri i saj, Rob Kardashian.
Rita ka qenë shumë e sulmuar nga titujt e kësaj jave, për shkak të disa rrjeshtave, që tashmë ish i dashuri i saj, Rob kishte postuar në Twitter.
Por, në një intervistë për revistën Glamour UK, Rita shpjegon arsyet e vërteta të ndarjes. Duke këmbëngulur se ajo dhe ylli i Reallity Show kanë mbetur miq të mirë. 22-vjeçarja shqiptare fajëson punën e saj si shkaktare të ndarjes.
“Ne ishim të afërt për një kohë, por nuk funksionoi, pasi unë nuk isha asnjëherë e disponueshme. Unë isha si një fatazmë. Isha mjaft e mërzitur me veten, ndaj mendova që do të ishte më mirë që të mbeteshim vetëm miq, sidomos në këtë moment të karrierës time.”- është shprehur Rita.
Rita Ora ka pranuar gjithashtu për Glamour UK se, pavarësisht se ka patur disa njohje me personazhe të njohur ende nuk e ka provuar ndjenjën e fortë të dashurisë.