Rihanna dhe Brown nuk do të martohen !

Rihanna

Tashmë është bërë publike se Rihanna dhe Chris Brown janë përsëri bashkë, mirëpo nuk ka asgjë të vërtetë sa u përket spekulimeve për martesën e tyre.
Këngëtarja po publikon gjithnjë e më shumë fotografi bashkë me mashkullin, i cili dikur e rrahu, për ta bërë të qartë se ata po kalojnë shumë kohë së bashku.
Megjithatë, një burim ka thënë për The Sun se nuk janë të vërteta fjalët që thonë se ata do të martohen.
“Rihanna është shumë e dashuruar në Chris dhe kjo kuptohet që në shikim të parë. Mirëpo, ende nuk mendon për t’u martuar”, ka thënë burimi