Rihana planifikon nje femij me Chris Brown!



















Rihanna dhe Chris Brown nuk janë vetëm në artikuj gazetash së bashku, ata po planifikojnë të kenë një fëmijë  sipas një raporti, që mediat britanike e kanë cilësuar, tronditës.
Revista Closer pretendon se Rihanna ka tronditur bosët e saj të produksionit kur u ka kërkuar “kohë të lirë” në mënyrë që ajo të kalojë më shumë kohë me Chris.
Një burim tha për revistën: “Ajo e pyeti kompaninë e saj të produksionit se, kur është koha më e mirë që ajo të merrte një pushim, pasi dëshironte një foshnje”
Mësohet se të gjithë kanë mbetur me gojë hapur, ndërsa në kalendarin e saj, deri tani të paktën, nuk ka kohë të lirë deri në vitin 2014.
Rihanna dhe Chris kanë qenë të pandashëm në javët e fundit. Rihana udhëtoi deri në Gjermani vetëm e vetëm që të kalonte kohë me yllin e muzikës RnB, ndërsa së fundi ata kanë postuar disa fotografi intime në Twitter.
Rihana u nda nga Chris Brown pasi ky i fundit e sulmoi brutalisht. Pas një periudhe të gjatë shkëputje, Rihana pati deklaruar se e dashuronte akoma Chris.