SHBA- Pamela Anderson, Lauren Goodger dhei Shayne Ward, janë disa nga
emrat që do të garojnë në spektaklin e vitit të ardhshëm “Dancing On
Ice” (“Vallëzimi në akull”).
Aktorja 45-vjeçare, e cila do të garojë me Matt Evers, ka deklaruar se mezi pret të hipë në patina.
“Jam shumë e entuziazmuar që do të jem pjesë e këtij projekti”, ka deklaruar ylli i dikurshëm i “Baywatch”.
Në setet fotografike promovuese, Pamela ka pozuar me një fustan të zi
që tregon linjat e saj, ndërsa fotografitë janë dëshmi se vitet kalojnë
pa u vërejtur në trupin e aktores.