Njihuni me "Ariun Shqiptar", 13 vjet dhe tani Kampion Bote në Kick-Box - (VIDEO)



























Nëse je i ri në shkollën në "Staten Island" të New York, gjëja e parë që duhet të bësh është të kesh mik Reshat Matin. Sepse askush nuk do të ngatërrohet më ty, pasi miku yt mban nofkën "Ariu Shqiptar".
Reshat Mati, 13 vjeç, është kampion bote për të rinj në tri disiplina luftimi; Kik-Boks, Muai Tai dhe në mundje, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka fituar titullin e dorezës së argjendtë në boks për të rinj, raporton SUPERSPORT.
Reshati dëshiron të bëhet boksier profesionist dhe kampion i arteve të përziera marciale. Djaloshi me origjinë shqiptare stërvitet 5 ditë në javë dhe udhëton në dy palestra të ndryshme, në Bruklin për boks, dhe Staten Ajlënd për Kikboks dhe ende nuk e di cfarë do të thotë të humbasësh në dyluftim.

Babai i tij dëshiron që të marrë pjesë në kampionatin e arteve të përziera marciale, por në Nju Jork kjo disiplinë është e paligjshme, ndaj djaloshi 13-vjercar është i detyruar të udhëtojë në shtete të tjera në Amerikë për të gjetur kundërshtrarë.Në Nju Jork ai konsiderohet një mrekulli e arteve marciale, një talent i jashtëzakonshëm, që brenda pak viteve do të pushtojë majat e këtij sporti, pse jo mund të shndërrohet më i miri në botë. Ndoshta shumë shpejt, një tjetër shqiptar do ta bëjë kombin e tij të ndihet krenar . http://www.youtube.com/watch?