Lady Gaga me ‘kafaz’ në kokë (Video)


Kur stilisti i Lady Gaga tha se kishte dështuar me disa veshje të këngëtares, me shumë gjasa ka pasur këtë ndërmend.
Këngëtarja doli nga një hotel në New York me një “kafaz” në kokë, të ngjashëm deri diku me atë të Hannibal Lecter.
Ylli i “Born This Way”, njihet për veshjet e saj të çuditshme, por këtë herë ka kaluar çdo kufi.Kafazi i saj kishte edhe disa zinxhirë e një stemë me ngjyrë ari.