Kryeministrja australiane: Fundi i botës po afron… (VIDEO)


Nuk mjafton që shumë njerëz në botë janë në terror, duke besuar se fundi i botës do jetë më 21 dhjetor, siç parashikohet në kalendarin maja.
Ndërkohë që qeveria ruse po qetëson qytetarët me mesazhe se fundi i botës nuk do të vijë tani, kryeministrja e Australisë Julia Gillard është shfaqur në ekranet e televizioneve duke paralajmëruar se fundi i botës do jetë më 21 dhjetor.
Ajo tha se nga ferri do të dalin zombie që hanë mish dhe bisha djallëzore.
Por mos u shqetësoni. Gjithçka është një rreng.
Kryeministrja ka pranuar të jetë pjesë e një videoje të shkurtër për të promovuar një emision radiofonik, që do të merret gjerësisht me festimet për fundin e botës.
Shumë nga komentuesit online e kanë quajtur budallallëk një veprim të tillë të kryeministres, ndërkohë që të tjerrë thonë se ishte gallatë.http://youtu.be/ebtj3gDaE64