Kim Kardashian Xheloze, Motrat E Saj Janë Dobësuar (FOTO)



E mërzitur me veten e saj është Kim Kardashian, e cila nga motra më seksi e familjes së saj, ka frikë mos kthehet në motrën më të shëmtuar dhe të shëndoshë. Diva 32-vjeçare ka marrë mjaft në peshë, pasi lidhjes së saj me reperin Kanye West. Edhe pse ndjek dieta mjaft të rrepta, kilet nuk humbasin. Sipas revistës “Heat”, Kim ndjen pasiguri në vetvete kur shikon dy motrat e saj, Kourtney dhe Khloe të humbasin peshë dhe të zbukurohen. Sigurisht që i dashuri i saj, Kanye i ka shpjeguar shpeshherë se e do ashtu siç është, por ajo vazhdon të djersitet në qendrat e ushtrimeve. Thuhet se Kim është nxehur tej mase me motrën e saj Klhoe, e cila është zbukuruar dhe nuk e thërrasin më si, ‘Kardashian e gjatë dhe e shëndoshë’. Kurse Kourtney nga ana e saj, i humbi edhe kilet e shtatzënisë së dytë dhe e këshilloi Kim që të përpiqet shumë në qoftë se do që të shikojë rezultate.