Fotot private të Rihannes


Vipat- Rihanna ka hapur albumin e saj privat për fansat. Këngëtarja e famshme ka zbuluar një galeri me foto private nga pushimet e saj të fundit përgjatë detit Mesdhe. 
24-vjeçarja, e cila kishte marrë me qera një jaht luksoz për të lundruar së bashku me shoqet e saj, ka postuar këto foto në Facebook ku shihet vetëm me bikini duke pirë shampanjë dhe puro.
Kjo ka qenë periudha kur Rihanna ende nuk ishte bashkuar me Chris Brown dhe për këtë arsye ai nuk është i pranishëm në këto pamje.